Shpërthimi i Ebolas në Kongo përhapet edhe në provincën e tretë NULL NULL 18.08.2019 19:00 18.08.2019 19:00 Shpërthimi i Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos është përhapur në një provincë të tretë, me dy raste të prekura nga virusi dhe një vdekje të konfirmuar. Zyrtarët njoftuan se virusi vrasës kishte arritur në Kivun e Jugut, më shumë se 700 km në jug të vendit ku u zbulua përhapja e parë. Viktima e fundit është një grua 26 vjeçare. Një nga fëmijët e saj i cili gjithashtu testoi pozitivisht për Ebola është ende i gjallë dhe po trajtohet. Deri më tani, rastet janë përqendruar kryesisht në provincën e Kivusë Veriore dhe Ituri. Por ka shenja në rritje se shpërthimi po spiralizohet pasi rastet po shfaqen qindra metra larg. Më shumë se 1.900 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Kongo në vitin e kaluar, duke goditur të paktën 2.850 njerëz, tregojnë shifrat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 3 orë më parë
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 13 orë më parë