Shpërthime në Xhakarta, gjashtë të vdekur NULL NULL 14.01.2016 08:54 14.01.2016 08:54 Një varg shpërthimesh dhe të shtënash kanë tronditur kryeqytetin e Indonezisë, duke lënë gjashtë të vdekur dhe dhjetra të lënduar. Kthehet qetësia në Xhakarta, konfirmon policia. Shootout at Blast site #Jakarta https://t.co/O1cAyTwdv7 pic.twitter.com/4UxhINWd9p — Niti Central Archive (@NitiCentral) January 14, 2016 Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin indonezian Xhakarta, ndërsa raportohet edhe për të shtëna. Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur në shpërthime, thotë policia, që goditën një qendër tregtare afër zyrave të Kombeve të Bashkuara. Policia thotë se të paktën katër sulmues të dyshuar janë të vdekur. Ende nuk dihen kush qëndron prapa sulmit. Presidenti Joko Widodo ka kërkuar për qetësi për sulmin e ka quajtur “terrorit”. “Jemi duke u lutur për viktimat, por dënojmë ashpër aktin që lëkund sigurinë dhe paqen dhe përhap terror mes njerëzve”, ka thënë ai.