Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim në Francë, pretendohet për sulm terrorist

NULL NULL
24.08.2024 16:39
Foto nga Getty Images; pamje nga vendi i ngjarjes
Foto nga Getty Images; pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim jashtë një sinagoge në jug të Francës po hetohet nga autoritetet si “vrasje terroriste në tentativë”.

Policia tha se shpërthimi u shkaktua nga djegia e dy makinave jashtë sinagogës Beth Yaacov në qytetin turistik La Grande-Motte.

Një nga automjetet përmbante një bombol gazi të fshehur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Burime policore thanë për mediat franceze se një burrë i kapur në icizimet e kamerave duke i vënë flakën automjeteve mbante një flamur palestinez dhe ndoshta një pistoletë.

Udhëheqësi i komunitetit hebre, Yonathan Arfi tha se incidenti ishte “një përpjekje për të vrarë hebrenjtë”, duke shtuar se sulmi dukej se ishte planifikuar të synonte adhuruesit e mëngjesit të së shtunës.

lajme të ngjashme