Shpërthim i madh në një ndërtesë në Hagë, katër të lënduar NULL NULL 07.12.2024 11:51 07.12.2024 11:51 Pamje nga shpërthimi në Hagë, Holandë. Foto: AP Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë në Hagë të Holandës të shtunën në mëngjes. Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se katër persona të paktën raportohen të jenë lënduar nga shpërthimi në fjalë, ndërtesa poashtu është përfshirë nga zjarri. “Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës. Deri tani ende nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Televizioni NOS intervistoi një banor i cili tha se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërë thirrje për ndihmë teksa ndërtesa digjej. Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rasti tragjik në familjen në Ferizaj - Këto janë temat që do të trajtohen në ‘Kosova Today’ 15 minuta më parë
Kosova Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat 26 minuta më parë