Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim i kontrolluar i bombës së Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

NULL NULL
02.03.2021 14:39

Autoritetet në Britani deklaruan se 2.600 prona duhej të evakuoheshin për shpërthimin e kontrolluar të një bombe të padetonuar të Luftës së Dytë Botërore, gjetur në një vend ndërtimi pranë Universitetit të Exeter.

Nga policia e Devond dhe Cornwall thanë se ekipet e asgjësimit të bombave të Marinës Mbretërore u thirrën në zonë kur ekipet në një vend ndërtimi në perëndim të universitetit zbuluan atë që dyshohej se ishte një pajisje shpërthyese nga Lufta e Dytë Botërore.

Policia më vonë konfirmoi se objekti ishte një bombë gjermanë SC 1000, e njohur si bomba Hermann.

Ushtria Mbretërore evakuoi shkollën dhe 2.600 prona aty pranë, në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin një shpërthim të kontrolluar të objektit.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi mund të dëgjohej disa kilometra larg kur bomba u shpërthe në orën 6:10 pasdite.

Asnjë lëndim nuk u raportua, por disa banorë thanë se kur u kthyen në shtëpitë e tyre, panë që dritaret ishin copëtuar nga shpërthimi.

 

 

lajme të ngjashme