Shpërthen vullkani në Rusi (VIDEO) NULL NULL 11.04.2023 12:48 11.04.2023 12:48 Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu në gadishullin e largët lindor Kamchatka të martën, duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell që përfshiu edhe fshatrat. Vullkani Shiveluch shpërtheu pas mesnate duke nxjerrë një re hiri mbi një sipërfaqe prej 108,000 kilometra katrorë, sipas autoriteteve. Rrjedhat e llavës shkriu borën dhe u paralajmërua për rrjedhjet e baltës përgjatë një autostrade aty pranë, ndërsa fshatrat u mbuluan me re hiri deri në 8.5 centimetra. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.