Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin (VIDEO) NULL NULL 23.05.2026 14:47 23.05.2026 14:47 Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e madhe e mërgimtarëve nuk e njohin realitetin me të cilin përballen qytetarët në Kosovë. Aktivistja në Zvicër deklaroi në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova se një pjesë e diasporës vazhdon të mbështesë pushtetin aktual pa e ditur arsyen konkrete. “Shpesh i kam pyetë mërgimtarët pse po e votoni, edhe 80% e tyre nuk e dinë pse janë duke e votu VV-në”, tha ajo. Avdili Rexhepi u shpreh kritike edhe ndaj përfshirjes së diasporës në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se mërgimtarët nuk e përjetojnë përditshmërinë e qytetarëve që jetojnë në vend.