Shpërthen mbrojta e luftëtarëve të UÇK-së në Hagë: “Po dëshmohet joserioziteti i kësaj gjykate” NULL NULL 14.09.2021 16:35 14.09.2021 16:35 Gjatë konferencës së shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë, pati përplasje mes mbrojtjes dhe prokurorisë lidhur me mungesën dorëzimit të një pjese të materialeve, të cilat prokuroria duhet t’i dorëzojë deri më 27 shtator. Mbrojta hodhi akuza ndaj prokurorisë e gjykatës, duke thënë se ish pjesëtarët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohuri për çështjen e tyre. “Janë nxjerrë vetëm 75 % e materialeve. Kjo tregon për joseriozitetin e kësaj gjykate sepse po dëshmohet se kjo gjykatë nuk ka kapacitet për të përkthyer materiale. Kemi numër të madh të materialeve te pa-përkthyera” “Personat në paraburgim duhet ta njohin çështjen e ngritur kundër tyre, meqenëse nuk e dinë. Gjykata duhet t’u bëjë të njohur këtyre njerëzve kushtet”. Ndërkaq, nga prokuroria u shprehën se nuk e kanë numrin e saktë lidhur me dokumentet e mbetura, por vlerësuan se nuk është shifër e lartë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 39 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë