“Shpërthen” Enrique: Për mua është Dembele, jo Topi i Artë NULL NULL 21.10.2025 19:56 21.10.2025 19:56 Luis Enrique. Foto: AP Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka reaguar ndaj pyetjeve për Topin e Artë, duke theksuar se për të dhe për ekipin, më e rëndësishme është energjia dhe personaliteti i lojtarëve, e jo çmimet individuale. “Ju i shikoni gjërat ndryshe”, tha Enrique në konferencë për shtyp. “Ajo që ka më shumë rëndësi për ekipin është personi dhe energjia që sjell një lojtar, jo kush e ka fituar Topin e Artë. Topi i Artë ka mbaruar. Ne duhet të punojmë për të fituar ndeshjet e ardhshme”. Trajneri spanjoll theksoi se për të është shumë më e rëndësishme rikthimi i disa lojtarëve kyçë. “Ju i jepni shumë vlerë Topit të Artë, por për ne nuk do të thotë asgjë. Për mua, është shumë më e rëndësishme që po rikthehen lojtarë si Marquinhos, Desire Doue dhe Ousmane Dembele. Më gëzon më shumë energjia dhe personi që po rifitojmë te Dembele, sesa çdo çmim individual. Topi i Artë është e shkuara”. Ky reagim i Enriques vjen në një kohë kur fokusi i mediave është te fituesi i fundit i Topit të Artë, ndërsa ai kërkon të zhvendosë vëmendjen te përgatitjet për sfidat që vijnë.