Shpërthen diga anësore e lumit Sitnica, banorët e Rufcit mobilizohen nga rreziku i përmbytjeve NULL NULL 11.01.2026 08:10 11.01.2026 08:10 Foto nga lexues të Klankosova.tv Një digë anësore në lumin Sitnica, e cila raportohet se ka ndodhur dhe kalon edhe në fshatin Rufc i Vjetër të Lipjanit, ka detyruar banorët të mobilizohen vetë, madje edhe gjatë natës, nga frika e përmbytjeve. Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, duke treguar se mesnata i zuri banorët të mobilizuar, ndërsa “rrezikoheshin rreth 30 shtëpi nga përmbytja”. Lumi Sitnica u raportua se ka dalë nga shtrati para disa ditësh, si pasojë e vërshimeve të mëdha. Në disa raste, raprtohet se edhe banorët janë rrezikuar nga vërshimet./Klankosova.tv Sitnica del nga shtrati, raportohet për evakuim të banorëve