Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërndahen 1 mijë brusha të dhëmbëve për fëmijët (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 15:00

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, me aktivitete edukuese e promovuese për shëndetin oral, shënuan ditën e fëmijëve.

Në kuadër të aktiviteteve, u këndua kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, u shpërndan brusha të dhëmbëve me pastë, u recituan poezi për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës, e po ashtu edhe vizatime të imazhit të projektit -Lepuroshi.

Ndërkaq, edhe ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Aida Hangjiu dhe Olisa Lipoveci, , gjatë këtij aktiviteti kënduan nga dy këngë, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.