Shpenzime marramendëse në zgjedhje: Çfarë mund të bëhet me 4 milionë euro? (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 09:58 17.06.2025 09:58 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është miratuar plani i buxhetit prej mbi 16 milionë eurosh për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në mbledhjen e KQZ-së gjithashtu është marrë edhe vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje, përcjell Klankosova.tv. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik, në komunën ku do të marrë pjesë në zgjedhje, ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në atë komunë, raporton gazetari Enis Reçica në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, kufizimet e shpenzimeve maksimale të lejuara për fushatë zgjedhore zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar në komunat përkatëse për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 44 minuta më parë