Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpend Ahmeti tërheq përfaqësuesit nga komisionet e aksionerëve të ndërmarrjeve publike

NULL NULL
16.07.2015 19:18

Në marrëveshje me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përfaqësuesit e Kryetarit në komisionet e aksionerëve të ndërrmarjeve publike në komunën e Prishtinës, Ardian Gashi (PASTRIMI), Hysen Durmishi (HORTIKULTURA), Xhelal Sveçla (Ndërmarrja Publike Banesore), Dardan Sejdiu (Trafiku Urban), Redon Rezniqi (Sport Marketing), Visar Berisha (TERMOKOS) dhe Muhedin Nushi (Stacioni i Autobusëve) kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

I pari i Prishtinës i ka pranuar menjëherë dorëheqjet e të gjithëve, thuhet në një komunikatë për media të komunës së Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Sipas letrës së pranuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Njësia për monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, është konfirmuar se komisionet e aksionerëve jo të kompletuara nuk janë funksionale dhe nuk mund të marrin vendime.

Si të tilla, fakti që aksionerët e Kryetarit nuk janë emëruar i bën këto komisione jofunksionale.

Në këto rrethana sipas komunikatës së komunës së Prishtinës, çfarëdo tentimi për të marrë vendime apo masa të dhunshme nga aksionerët e koalicionit “PDK –LDK” pa aksionerët e Kryetarit të Prishtinës do të pasohet me padi gjyqësore.

Si dhe me ndërprerje të çfarëdo bashkëpunimi me ndërmarrjen në fjalë, duke përfshirë pagesat që bëhen për këto ndërmarrje.

Sipas njoftimit thuhet se Shpend Ahmeti ka marrë vendim që mos të lejojë shpenzimin e asnjë pjese të parasë publike në politika të klientelizmit dhe nepotizmit.

Po ashtu, një pjesë e shërbimeve të këtyre ndërmarrjeve do t’i kalojnë Komunës së Prishtinës si ofrim direkt i shërbimit siç është për shembull menaxhimi i mbeturinave.

Për këtë vendim do të informohen edhe donatorët ndërkombëtarë në projektet të cilët ata i financojnë sikurse është shembulli me projektin e kogjenerimit në “Termokos”.

arbresha

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.