Shpejt zbret TVSH-ja për rrymën NULL NULL 08.05.2015 12:07 08.05.2015 12:07 Avdullah Hoti: Shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti, TVSH-ja mbi rrymën do të zbret përgjysmë. “Në Kuvend dhe komision shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %”, ka thënë Hoti në seancën e sotme parlametare, ku po debatohet lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike. “Unë kam marr pjesë në punimet e komisionit. Gjithashtu jemi duke përpiluar edhe skemat sociale për njerëzit në nevojë dhe vazhdimin e përkrahjes për këto familje.Ne do të kujdesimi në mbikëqyrjen dhe rishikimin e vendosjes së tarifave të energjisë elektrike”, tha Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 17 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 18 orë më parë