Shpallet në kërkim Arbër Havolli, i dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut NULL NULL 09.09.2025 10:46 09.09.2025 10:46 Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën mbrëma në Llapashticë të Podujevës. Viktimë në këtë rast mbeti, 44 vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës. I dyshuari ndodhet ende në arrati, andaj organet e rendit kërkojnë informacione që mund të çojnë në kapjen e Havollit. “Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë”, thuhet në kërkesën drejtuar qytetarëve, transmeton Klankosova.tv. Për identifikimin e vendodhjes së tij, kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com Android #app: Lajmero Policine Tel: 192 Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.