“Shota” fiton çmimin kryesor në Spanjë NULL NULL 09.09.2024 07:35 09.09.2024 07:35 Ansambli Kombëtar “SHOTA” Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përcjell Klankosova.tv. “Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar ministri në Facebook.