Shoqata e Gastronomëve: Nëse nuk lirohen masat, të premten do të mblidhemi rreth 5 mijë veta para Qeverisë NULL NULL 20.09.2020 15:25 20.09.2020 15:25 Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, për klankosova.tv theksoi se nëse nuk ndryshohen masat anti-covid për gastronominë do të vazhdojnë me protesta. Mes tjerash Kllokoqi deklaroi se disa herë i kanë shkruar kryeministrit, Avdullah Hoti, për takim por se nga i njëjti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. “Katër ditë rresht i kemi shkruajtur kryeministrit Hoti për takim por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”. Kllokoqi tregoi se edhe pas takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, asgjë nuk ka ndryshuar. “Jemi takuar edhe me Zemajn disa herë por asnjë veprim nuk është marrë”. Kllokoqi mes tjerash tregoi se në rast që nuk ndërmerret ndonjë masë e re atëherë të premten do të mblidhen rreth 5 mijë veta. “Nëse nuk ndërmerret ndonjë hap i ri, të premten do të dorëzojmë kuponët fiskal tek Qeveria dhe do të jemi rreth 5000 persona, kësaj radhe do të na bashkëngjiten edhe punëtorët e gastronomisë dhe familjarët”, deklaroi Kllokoqi.