Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shokohet nëna kur kupton se mësuesi ia mbylli djalin të vetëm në kabinet (VIDEO)

NULL NULL
21.11.2025 19:36

Dy javë më parë, N.K, mori një lajm që e shqetësoi shumë.

Nëna e tre fëmijëve filloi të qajë, kur shokët e klasës së djalit të saj i treguan se arsimtari që u mëson biologji, Selman Curri, po ia mbyllte në kabinet të birin.

Kjo po ndodhte, sipas nxënësve, në hapësirat e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit, raporton Kiks Kosova.

Pasi Kiksi u takua me shokët e N.K, dhe drejtuesit e shkollës, mori edhe historinë nga këndvështrimi i familjarëve.

Nëna e djalit, që është në klasën e gjashtë, ka rrëfyer për emisionin se është në dijeni të rastit.

Ajo pohoi se djali i saj ka shenja të autizmit për çka edhe trajtohet. Por sipas saj, djali është një fëmijë i dashur e aspak i dhunshëm.

Mbyllja në kabinetin e biologjisë nga mësuesi, sipas saj, është veprim jo i duhur, aq më pak i një personi të moshës madhore.

Se djali ka qëndruar i vetëm në kabinet, këtë ia ka pohuar nënës së tij edhe vetë djali.

Por arsimtari iu kishte arsyetuar prindërve të R.K., se këtë veprim e ka bërë me qëllim të mirë, jo siç është pretenduar nga nxënësit.

Madje nëna thotë se arsimtari s’i ka lejuar shokët të rrinë bashkë me djaloshin kur e dërgonte në kabinet.

Drejtuesit e këtij institucioni arsimor, i kanë premtuar nënës se një veprim i tillë nuk do të përsëritet.

Nëse djali i saj vazhdon të mos vijojë mësimet dhe të trajtohet sikur çdo fëmijë tjetër, gjë e cila i garantohet edhe ligjërisht, atëherë familja e ka ndërmend ta alarmojë rastin edhe tek organet e rendit.

Kiks Kosova ka komunikuar edhe me djaloshin, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga arsimtari Selman Curri.

Ai është përgjigjur me “po”, kur është pyetur nëse ka qëndruar i vetëm në kabinetin e biologjisë.

I pyetur nëse mësuesi ka pasur sjellje jo të mira ndaj tij, 12-vjeçari është përgjigjur me “jo”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme