Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shokohet bota e boksit: Ish-mësuesi mposht legjendën e ringut (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2017 15:50

Bota e sportit në përgjithësi dhe ajo e boksit në veçanti është shokuar me fitoren e ish-mësuesit të rikthyer në boksier, Jeff Horn, i cili ka mposhtur kampionin legjendar Manny Pacquiao, dhe kështu ia ka rrëmbyer titullin botëror WBO për pasha të mesme, njofton Klan Kosova.

Horn ka fituar me vendim unanim ku tre gjyqtarët votuan 117-111, 115-113 dhe 115-113, pro australianit 29 vjeçar.

“Është vendimi i gjyqtarëve dhe unë e respektoj këtë”, ka thënë Pacquiao 38 vjeçar.

Filipinezi, kampion i shumëfishtë bote, tani ka humbur katër nga nëntë ndeshjet e fundit.

29 vjeçari Horn ishte agresiv qysh nga fillimi i ndeshjes, përkundër se Pacquiao godiste më shpesh.

Megjithatë, ndeshja shkoi deri në raundin e 12 dhe në fund fitimtar doli Horn.

https://www.youtube.com/watch?v=iEpCL1ZfBZA

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme