Shok nga fatura për banorin e Arllatit, 656 euro rrymë për një muaj (VIDEO) NULL NULL 10.01.2025 13:46 10.01.2025 13:46 Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai tregon se, ndonëse në muajin dhjetor kishte shpenzime të ngjashme me muajt e kaluar, fatura e tij këtë herë ishte shumëfish më e lartë, njofton Klankosova.tv. “Muajin e kaluar kisha faturë 60 euro, ndërsa këtë muaj më ka ardhur një faturë prej 656 eurosh”. Shpenzimet e mia janë të njëjta, nuk kam përdorur asgjë më shumë. Nuk e di çfarë ka ndodhur”, tha Bujupi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Ai shtoi se kurrë më parë nuk ka paguar më shumë se 100 e disa euro për energji elektrike. Pas marrjes së faturës, ai ka bërë ankesë, ku i është thënë se mund të jetë një gabim, por deri tani problemi nuk është zgjidhur. “Jam pensionist dhe nuk kam mundësi ta paguaj këtë shumë. Nëse nuk merret parasysh ankesa ime, do të detyrohem të shkoj përmes gjyqit”, tha Bujupi./Klankosova.tv. Ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025