Shoferi i veturës nuk iu përshtat shpejtësisë, policia jep detaje për aksidentin në Klinë NULL NULL 21.08.2025 11:10 21.08.2025 11:10 Policia e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar. Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë dhe kushtet e rrugës, transmeton Klankosova.tv. Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballor me autobusin. “Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. “Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në komunikatë.