Shoferi i Deva Tours nuk sinjalizon për ndërrim të korsisë gjatë ngasjes në Austri (VIDEO) NULL NULL 31.07.2021 22:02 31.07.2021 22:02 Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri. Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë në anën e djathtë, përcjell Klankosova.tv. Nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë, Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë. Megjithatë lidhur me këtë rast, nga kompania Deva Tours nuk kanë pranuar të komentojnë. Ata i kanë thënë Klanit se nëse ka shkelje, drejtojuni autoriteteve policore. Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.