Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën serbe NULL NULL 12.02.2019 11:17 12.02.2019 11:17 Një vajzë e mitur e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga shoferi i autobusit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjë të Zveçanit dje rreth orës 15:50, njofton Klan Kosova. “Viktima femër K/Serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – i dyshuari mashkull K/Serb”, thuhet në raportin e Policisë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 13 orë më parë