Shofer i QKMF-së në Ferizaj, por si pushues në Gjermani (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:26 nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:26 Nehat Ramadani ka kohë që jetën e tij e zhvillon mes Kosovës dhe Gjermanisë. Por ky fakt nuk i pengoi asnjëherë që ai ta mbajë punën e tij si shofer në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Bazuar në burimet dhe dëshmitë që ka gjetur Kiks Kosova, Ramadani që nga muajt e verës ndodhet në shtetin gjerman, por rroga e tij në QKMF i ka ecur normalisht. Burime i kanë thënë KIKS-it se pavarësisht që Nehat Ramadani ishte në Gjermani duke punuar, emri i tij figuron në listat e orarit të mbajtjes se ndërrimit. Sipas të njëjtave burime, Ramadani këtë largim drejt shtetit gjerman e kishte bërë në vazhdimësi gjatë viteve 2021-2022, por që kolegu i tij, Izajdin Ramusholli, e kishte mbuluar, duke i bërë chek-in ID-së së tij, për ta evidentuar si mbajtje të orarit, ani se ai ishte me kilometra larg. KIKS Kosova ka kontaktuar Ramushollin përmes telefonit, por ai nuk ka pranuar ta kishte mbuluar në punë Nehat Ramadanit. Për faktin se Ramadani ka marrë pushim mjekësor dhe atë pa pagesë ka folur edhe drejtoresha e QKMF-se në Ferizaj, Nadire Ymeri. Ajo nuk ka treguar shkaqet e lëndimit, por ka thënë se pushimi i tij do të zgjasë deri më 30 prill. ‘’Pas shfrytëzimit të pushimit mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i është aprovuar kërkesa për pushim pa pagesë për 6 muaj, nga data 01.11.2022 deri më 30.04.2023. Aktualisht gjendet në Gjermani, duke u rehabilituar në qendrat rehabilituese pas operacionit në unaza të boshtit kurrizor. Si dëshmi të tyre kemi kërkesën e tij, aktvendimin për pushim pa pagesë me nr.prot.1389, formularin për ndryshime për heqjen nga lista e pagave për këtë periudhë kohore drejtuar thesarit në Ministri të Financave si dhe Raportin-fletëlëshimin nga spitali në Gjermani’’. Por kolegu i tij, Agim Rexha, i cili në fakt udhëheq edhe Departamentin e Administratës së QKMF-së në Ferizaj, thotë se Nehati u lëndua në vendin e punës në QKMF. ‘’Nehat Ramadani ka shku në Gjermani për arsye se në Kosovë nuk kanë mujt me i ofru shërbime shëndetësore, se ai është operu në bosht kurrizor, edhe iu ka lëndu boshti i kurrizit kur e ka kap një pacient, edhe e kanë pru në spital, e ai pacient i ka pas 150 a 160 kilogram, edhe shyqyr që gjetëm nja 100 mijë euro ka kushtu, në Gjermani është operu, e ka vizitu edhe kryetari i Komunës, Agim Aliu. Nehat Ramadanit nuk ia ka ba Izajdin Ramusholli, të garantoj 1 milionë për qind sepse e dinë gjithë ata se është vepër penale me ba diçka në emër të dikujt tjetër. Nehati është në Gjermani, pushim mjekësor pa pagesë’’. Derisa vetë Nehat Ramadani ka pranuar për Kiks Kosova se aktualisht gjendet në Gjermani, por se vazhdon të jetë shofer në QKMF. ’Kam punu, por për momentin nuk jam atje, e kam pas një operacion, kam marrë pushim mjekësor pa pagesë, që një muaj e gjysmë ose dy, po normal, i kam do terapi, kësmet kam mu kthy, jam shofer në QKMF po jam i operuar, i kam dokumentet krejt në QKMF, i kam unë krejt dokumentet atje, jam në rregull atje. Nuk është e vërtetë çka ju kanë thanë juve, prej unazave të boshtit kurrizor’’.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months