Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shmanget rreziku nga një zjarr i madh në fshatin Luzat të Tepelenës

NULL NULL
01.08.2024 13:35
Shperthimi i zjarrit ne fshatin Luzat te Tepelenes
Shperthimi i zjarrit ne fshatin Luzat te Tepelenes

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se është bërë shmangia e rrezikut nga zjarri përgjatë një fronti prej nëntë kilometrave në Bashkinë e Tepelenës, posaçërisht në fshatin Luzat.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se aty u bë ndërhyrja e menjëhershme e forcave operacionale, ndihmuar edhe nga rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

“Për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në një sipërfaqe të gjerë, por koordinimi i mirë i forcave në terren dhe i banorëve të fshatit, bëri të mundur përballimin e situatës së vështirë. Puna po vijon ende, deri në izolimin e plotë të flakëve”.

“Mirënjohje të gjithë efektivëve të përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarreve, jo vetëm në këtë zonë, por kudo ku janë shfaqur problematika në territorin e vendit. Falënderim për banorët dhe forcat vullnetare që janë bashkuar në këto ditë të vështira për emergjencat civile!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme