Shkuarja e James dhe Ronaldos, ters për Cleveland dhe Realin NULL NULL 31.10.2018 09:30 31.10.2018 09:30 Kur një kapiten lë anijen e tij, barka fillon të lundrojë aty ku rrymat e dërgojnë atë. Si duke e njëjta gjë ka ndodhur me dy ekipet e mëdha, Real Madrid dhe Cleveland Cavaliers, njofton Marca, përcjell Klan Kosova. Të parës iu largua makineria e golave, Cristiano Ronaldo kurse amerikanët mbetën pa yllin LeBron James. Para disa muajve të dy skuadrat korrën suksese të mëdha. Cavaliers arritën në finale të NBA, kurse Los Blancos në maj fituan për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve. Tani dy klubet janë duke hjekur keq në kompeticionet ku ato luajnë. Cavs kanë nisur sezonin me gjashtë humbje, kurse Los Merengues nga dhjetë ndeshje kanë fituar vetëm katër. Karakteristikë tjetër e dy ekipeve është se ato me pak orë diferencë shkarkuan trajnerët e tyre. James shkoi në drejtim të Lakers si transfer i lirë, kurse Ronaldo u shitë në Juventus.