Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkuan për seancë, të dyshuarit kërcënuan gjyqtarët (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 06.12.2022 20:36

Dy raste të kanosjes u raportuan të kenë ndodhur në 24 orët e fundit nëpër gjykata të Kosovës.

Në degën  e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Podujevë, një person ka kanosur gjyqtarin dhe gruan e tij gjatë zhvillimit të një seancës për dhunë në familje.

Në të njëjtën ditë, telashe pati edhe në degën e kësaj gjykate në Lipjan.

Atje një i dyshuari me iniciale I.M. në një rast e pamundësoi mbajtjen e seancës duke penguar gjyqtarin derisa në tjetrën pati fjalor të shantazhues ndaj gjyqtares.

Ndaj këtij personi, u shqiptua fillimisht masa e ndalimit për 48 orë e të martën prokurori bëri kërkesë për vendosjen e masës së paraburgimit prej një muaji.

 

 

lajme të ngjashme