Shkrepet arma në Prizren, kush ishte cak i sulmit? (VIDEO) NULL NULL 01.09.2025 08:26 01.09.2025 08:26 Një 29 vjeçar me inicialet Z.B. është plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari” të shtunën në Prizren. Viktima, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe gjendja e tij është stabile”, raportoi gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ndërkohë që i dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor rreth orës 19:20 të asaj dite. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe rasti po hetohet. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: