Shkrep fotografi të bukur me Samsung Galaxy S8 NULL NULL 26.04.2017 20:09 26.04.2017 20:09 Kamera e Samsung Galaxy S8, vazhdon të jetë një nga më të mirat dhe më kualitativet për personat të cilët përdorin telefonët. Kështu vazhdon të shkruajë gjiganti Samsung, për celularin e mençur më të ri teknologjik të saj! Galaxy S8 ka sensorë të të njëjtave pajisje të përdorura në telefonin e vitit të kaluar, por fotografitë e shkrepura janë edhe më të këndshme për përpunime të ndryshme nëse doni më tepër përmirësime, njofton Klan Kosova. Imazhet janë të freskëta dhe të ndritshme madje edhe në ndriçimin e mesëm. Edhe në dritë të ulët ka mundësi minimale për të penguar një fotografi të bukur. Koha e kapjes është tejet e shpejtë. Përpunimi HDR i Samsung është gjithashtu ndër më të mirat që do të shihni, njofton Klan Kosova.