Shkon në tetë numri i të vrarëve dhe në 59 i të plagosurve në sulmin izraelit në Bejrut NULL NULL 20.09.2024 18:01 20.09.2024 18:01 Vendi i sulmit izraelit në Bejruti. Foto: Reuters Autoritetet shëndetësore libaneze thonë se të paktën tetë persona janë vrarë dhe 59 janë plagosur në një sulm izraelit në Bejrut. Ministria e Shëndetësisë së Libanit nuk dha detaje as mbi identitetin e viktimave, as ndonjë detaje tjetër, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, kryeministri libanez, Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli “nuk i jep rëndësi asnjë aspekti humanitar, ligjor apo moral”.