Shkon në pesë numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në Damask NULL NULL 20.01.2024 17:38 20.01.2024 17:38 Damask Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në Damask është rritur në pesë. Garda Revolucionare e Iranit thotë se një anëtar i pestë i radhëve të tyre ka vdekur pasi u plagos në sulmin në kryeqytetin sirian, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Në mesin e të vrarëve mësohet se është edhe kreu i njësisë së informacionit të forcës.