Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në pesë numri i të vdekurve si pasojë e sulmit izraelit në Tulkarem

NULL NULL
17.12.2023 10:07

Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve, si pasojë e një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem, Bregu Perëndimor i pushtuar.

Kështu thanë Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe Ministria e Shëndetësisë.

Më herët, ushtria izraelite tha se kreu një sulm në vend me një avion që synonte ata që tha se ishin luftëtarë palestinezë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite penguan ambulancat të arrinin në kamp dhe arrestuan një ndihmës mjekësor.

Ajo shtoi se një sulm në shkallë të gjerë me tanke dhe buldozerë pasoi sulmin ajror.

lajme të ngjashme