Shkon në mbi 8 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri NULL NULL 08.02.2023 08:03 08.02.2023 08:03 Mbi 6 mijë e 200 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi. Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, ku sipas tyre, numri i të plagosurve është 37 mijë e 11 njerëz. Sipas Anadolu Agency, mbi 8 mijë njerëz janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa rreth 5 mijë e 775 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit të së hënës i cili ishte me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, në Siri janë raportuar të paktën 1 mijë e 832 persona të vdekur dhe 3 mijë e 849 të plagosur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Benzi se njeh radhën, tejkalon në traken emergjente në autostradën Prishtinë-Podujevë 20 sekonda më parë
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Koci kujton George Floyd, kërkon reagim publik 1 minutë më parë