Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në mbi 20,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

NULL NULL
09.02.2023 19:54

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri është rritur në mbi 20,000.

AFAD tha se numri i të vdekurve në Turqi tani është 17,134, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Media shtetërore në Siri tha se numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria ishte rritur në 1,347, nga 1,262.

Më parë, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha tha se 1,930 ishin raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit.

Kjo e çon totalin e përgjithshëm në 20,411.

Ekspertët kanë thënë se shifrat e viktimave pritet të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.