Shkon në 70 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri NULL NULL 20.03.2020 12:42 20.03.2020 12:42 Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për media bëri të ditur se në total janë testuar 732 raste të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 5 nga Tirana dhe e një 82 vjeçare nga Fieri. Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2. Ky është numri i të prekurve në qytetet e atjeshme: Tiranë 50 qytetarë Durrës 5 qytetarë Lushnje 2 qytetarë Elbasan 2 qytetarë Fier 7 qytetarë Rrogozhinë 2 qytetarë Kavajë 2 qytetar/Ora News.tv/