Shkollës “7 Shtatori” i shtohen edhe tre kabinete (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 03.06.2023 19:33 nga Agnesa Sahiti 03.06.2023 19:33 Në shkollën e mesme të Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit “7 Shtatori” në kryeqytet, të enjten qe ditë e rëndësishme. Kjo pasi që për nxënësit e këtij institucioni arsimor u përuruan tre kabinete të reja, ku do të mund të mësojnë praktikën. Janë një zyrë agjencioni turistik, një dhomë hoteli dhe kuzhina, që konsiderohet si investimi më i rëndësishëm. “Kur flas për rezultatet që nuk vërehen por janë të prekshme po flas për zhvillimin e kurrikulave të reja, standardet profesionale, materialet mësimore që i janë ofruar falas nxënësve. Kemi punuar bashkërisht t’i zhvillojmë kapacitetet e mësimdhënësve si dhe ta rrisim bashkëpunimin me sektorin privat”, u shpreh Daniele Passalaqua, Udhëheqës i projektit nga LuxDev. Vetë drejtorja e shkollës, Hatixhe Goga Ratkoceri, shprehet falënderuese për ndihmën që pohon se ishte shumë e nevojshme. Të lumtur për mundësitë e reja të praktikës e të mësuarit janë edhe nxënësit. Investimi është bërë nga Qeveria e Luksemburgut. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023