Shkolla verore në Jalë bën bashkë të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria NULL NULL 21.07.2019 14:00 21.07.2019 14:00 Të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova kanë mundësinë të bëhen pjesë e shkollës verore që organizohet në Jalë më 24 deri më 27 korrik. Aplikimi realizohet online në linkun që gjendet në faqet e ministrive të Arsimit përkatëse. “Do të përfshihen 120 pjesëmarrës të cilët do të jenë studentë nga institucionet e arsimit të lartë e të dy vendeve, me qëllimin e vetëm që ata së bashku të forcojnë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit mes njëri tjetrit; lidhur me tematika të ndryshme që do të trajtohen nga ekspertët, mbi edukimin formal informal tregun e punës”, Lorena Haxhia, zv.ministre arsimi. Krahas trajnimeve mbi “Edukimin dhe Punësimin në shekullin e XXI”, nuk do të mungojë edhe argëtimi. “Në të njëjtën kohë ata do të kenë mundësi që të rrisin njohuritë e tyrë në modelet e ndryshme të trajnimit, por nga ana tjetër të përfshihen në aktivitetet sportive që do të realizohen në formën e garave të ndryshme dhe në veprimtari me natyrë artistike dhe kulturore”, tha Haxhia. /Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë