Shkoi në aeroport me biletë të falsifikuar – si e shiti mërgimtari rrenën e madhe me “Fluturo për atdhe…”? (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 19:20 09.07.2025 19:20 “Fluturo sa të duash për vetëm 499 euro” – me këtë ofertë joshëse, Mërgim Gashi, përmes kompanisë së tij “Union Fly” në Gjermani, mashtroi dhjetëra mërgimtarë që ëndërronin të udhëtonin më shpesh drejt atdheut. Gashi kishte planifikuar këtë skemë mashtrimi duke shfrytëzuar mallin e mërgimtarëve për atdheun. Prej Gjermanisë, ai pretendonte se po ofronte një abonim vjetor për fluturime të pakufizuara drejt Kosovës. Megjithëse bileta prej 499 eurove ishte mashtrim, ajo u shiste si një mundësi ideale, ndonëse qëllimi i saj nuk ishte që asnjë mërgimtar të shkelte në Aeroportin “Adem Jashari” – të paktën jo me atë biletë. Malli për familjen i kishte shtyrë shumë prej tyre ta blinin atë, por shumica mbetën në aeroport, në pritje të ardhjes së aeroplanit që nuk u pa kurrë. Të ndodhur përballë këtij mashtrimi, mërgimtarët prisnin një përgjigje nga Mërgim Gashi për të kuptuar çfarë kishte ndodhur – mirëpo ai tashmë e kishte përmbushur qëllimin e tij dhe nuk i hapte më telefonin askujt. Gjithçka, pra, ishte e falsifikuar. Në emër të mërgimtarëve të mashtruar, nuk ishte rezervuar asnjëherë një biletë drejt Kosovës. Numri i atyre që u lajmëruan në adresën e Kiks Kosovës ishte i madh. Njëri prej tyre, i cili dëshiroi të mbetet anonim, rrëfeu për Kiks Kosovën se si Mërgim Gashi u tregua bindës dhe arriti t’ia shesë ofertën, duke shfrytëzuar dëshirën e tij të madhe për të ardhur në Kosovë. Mashtrimi dukej i qartë, personazhi jonë i cili kishe prerë biletën që më parë, një ditë vendosi të vinte në Kosovë – pse jo, ta shfrytëzonte biletën 499 euro që e kishte blerë. Ai kontaktoi Mërgim Gashin për t’i prerë biletën, mirëpo Mërgimi u kaplua nga paniku – apo siç thotë vetë dëshmitari, filloi të belbëzonte, sepse diçka e tillë nuk ekzistonte fare. S.A. nga Gjermania tashmë kishte filluar të dyshonte në vërtetësinë e ofertës, dhe po kërkonte mënyra të tjera për të shpëtuar paratë që kishte humbur. Oferta nuk e joshi vetëm S.A, edhe shoku i tij nga Gjermani ra në grackën e Mërgim Gashit. S.A, thotë se shoku i tij bleu ofertën, mirëpo nuk arriti ta përdor asnjëherë pasi bileta ishte falsifikuar. Së bashku me S.A, shkuan në bankë për të verifikuar se çfarë ka ndodhur, nga zyrtaret e bankës ata i njoftuan se biletat që kishin në dorë ishin thjesht një copë letër. Përveç S.A në grackën e Gashit ra edhe një shok tjetër të cilit kjo biletë i kushtoi shtrenjtë. Pasi duke besuar në Mërgimin, ai u nis drejt aeroportit për të udhëtuar, mirëpo te chek-in ai e kuptoi se nuk ka një biletë të rezervuar në emër të tij Në emisionin e kaluar të Kiks Kosovës, Mërgim Gashi kishte refuzuar të paraqitej, duke deklaruar se po përballej me probleme me zemrën dhe ishte nën trajtim. Por siç duket, kjo nuk ishte veçse një justifikim i stërpërdorur, i njëjti pretekst i ishte thënë edhe tre personave të tjerë që ai kishte mashtruar. Sa herë kërkonin kthimin e parave, Mërgimi justifikohej: “Nuk mund të paraqitem, kam probleme me zemrën.” E sot e asaj dite, asnjëri prej tyre nuk i ka parë më paratë. I zhgënjyer dhe ende pa marrë përgjigje për paratë e humbura, S.A. rastësisht hasi në emisionin e Kiks Kosovës. Aty, për habinë e tij, dëgjoi rrëfime të tjera, histori thuajse identike me të tijën, të njerëzve që ishin mashtruar nga i njëjti person Mërgim Gashi. Pa humbur kohë, S.A. ia dërgoi linkun e emisionit vetë Mërgimit, duke pritur ndoshta një ndjesë, ose të paktën një shpjegim të sinqertë. Por përgjigja ishte krejt tjetër: Gashi, si dikush që e njeh mirë lojën e viktimizimit, akuzoi Kiks Kosovën për mashtrim, për kurdisje, vetëm për t’ia prishur imazhin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë