Shkoi i uniformuar në të pame te familja e Faton Hajrizit, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj NULL NULL 14.08.2024 21:29 14.08.2024 21:29 Faton Hajrizi, foto Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj. Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit. Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga IPK-ja. Rekomandimi nga Inspektorati u bë të martën duke vlerësuar se togeri kishte bërë “Sjellje të rëndë diskredituese”. Për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv Faton Hajrizi ishte duke vuajtur dënimin me burgim në burgun e Smrekonicës, kur më 06.07.2024 ishte arratisur nga atje. Më pas, ai kishte vrarë një polic në Serbi dhe e kishte plagosur një tjetër. Pas kësaj vepre, forca të shumta policore serbe ishin vënë në ndjekjen e tij, dhe më 19 korrik u raportua se u vra. Hajrizi ishte i dyshuar për një sërë veprash penale, në mesin e të cilave edhe për plagosjen e policëve kosovarë gjatë një plaçkitje në Skenderaj në vitin 2006 e më pas sërish plagosjen e dy policëve tjerë në një plaçkitje tjetër në Vushtrri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 16 minuta më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë