Shkëndija pret ekipin e Dudelange në Europa League NULL NULL 23.07.2019 11:50 23.07.2019 11:50 FK Shkendija Pic from FK Shkendija Shkëndija e Tetovës luan pasditen e sotme ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League ndaj Dudelange të Luksemburgut. Skuadra tetovare vjen në këtë kompeticion pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve nga Nomme Kalju. Trajneri Qatip Osmani foli për atmosferën në skuadër në prag të kësaj ndeshjeje duke bërë të ditur në të njëjtën kohë edhe objektivin e skuadrës së Shkëndijes. “Pas eliminimit nga Nomme Kalju kemi bërë analizën, atmosfera në ekip është stabilizuar,. nuk duhet të harrojmë, por duhet të përqendrohemi te skuadra e Dudelangit. Do të ketë ndryshime në skuadër për këtë ndeshje. Shkendija do të jete më luftarake dhe më me agresivitet në sfidën me Dudelange dhe do të kërkojë ta fitojë këtë ndeshje”, tha Qatip Osmani, Trajneri i Shkendijas. Ironia e fatit krijon mundësinë që shkëndija në rast kualifikimi të përballet sërish me Nomme Kalju gjithnjë në varësi të rezultatit të skuadrës estoneze me Celtic Glasgou dhe Osmani nuk ngurroi të bëjë krahasimin mes dy kundërshtarëve të tij, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. “Nëse bëjmë krahasim mes Nomme Kalju dhe Dudelange kanë filozofi të nderyshme. Dudelange është ekip cilësor ka luajtur edhe vjet në Europa League, dhe nëse vijojmë me krahasimin, Dudelange është më superior”, tha ai më tej. Sfida e parë e raundit të dytë kualifikues të Europa League mes Shkëndijes dhe Dudelange do të luhet në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’ të Shkupit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shkëndija e Tetovës luan pasditen e sotme ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League ndaj Dudelange të Luksemburgut. Skuadra tetovare vjen në këtë kompeticion pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve nga Nomme Kalju. Trajneri Qatip Osmani foli për atmosferën në skuadër në prag të kësaj ndeshjeje duke bërë të ditur në të njëjtën kohë edhe objektivin e skuadrës së Shkëndijes. “Pas eliminimit nga Nomme Kalju kemi bërë analizën, atmosfera në ekip është stabilizuar,. nuk duhet të harrojmë, por duhet të përqendrohemi te skuadra e Dudelangit. Do të ketë ndryshime në skuadër për këtë ndeshje. Shkendija do të jete më luftarake dhe më me agresivitet në sfidën me Dudelange dhe do të kërkojë ta fitojë këtë ndeshje”, tha Qatip Osmani, Trajneri i Shkendijas. Ironia e fatit krijon mundësinë që shkëndija në rast kualifikimi të përballet sërish me Nomme Kalju gjithnjë në varësi të rezultatit të skuadrës estoneze me Celtic Glasgou dhe Osmani nuk ngurroi të bëjë krahasimin mes dy kundërshtarëve të tij, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. “Nëse bëjmë krahasim mes Nomme Kalju dhe Dudelange kanë filozofi të nderyshme. Dudelange është ekip cilësor ka luajtur edhe vjet në Europa League, dhe nëse vijojmë me krahasimin, Dudelange është më superior”, tha ai më tej. Sfida e parë e raundit të dytë kualifikues të Europa League mes Shkëndijes dhe Dudelange do të luhet në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’ të Shkupit.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë