Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkencëtarët zbuluan mënyrën e përsosur për të zier vezën

NULL NULL
07.02.2025 22:35

Shkencëtarët zbuluan mënyrën e përsosur për të zier një vezë – çuditërisht, duhet gjysmë ore.

Është një nga faktet e padiskutueshme të jetës që është jashtëzakonisht e vështirë të gatuash një vezë të zier në mënyrë perfekte. Mëngjeset shpesh mund të jenë gjëra zhgënjyese kur, pasi të keni plasaritur lëvozhgën ju do të zbuloni se e verdha juaj është e thatë dhe e thërrmuar, ose edhe më keq, e bardha e vezës është një rrëmujë e holluar me ujë.

Problemi është se e verdha dhe albumina (pjesa e bardhë e vezës) gatuhen në dy temperatura të ndryshme. E verdha kërkon një temperaturë prej vetëm 65 gradë C për t’u gatuar, ndërsa albumina ka nevojë për pak më shumë nxehtësi në 85 gradë C, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Prandaj, studimi i fundit thotë që vezën ta zieni vezën në 100C dhe vendosjes së saj në një tas të vakët të mbajtur në 30C. Për të marrë rezultatet më të mira, veza duhet të transferohet midis dy temperaturave çdo dy minuta për një kohëzgjatje totale prej 32 minutash.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.