Shkencëtarët trajtojnë gjenin që lidhet me Alzheimer NULL NULL 10.04.2018 18:06 10.04.2018 18:06 Një gjen i cili lidhet fuqishëm me sëmundjen e Alzheimer është neutralizuar në qelizat e trurit tek njerëzit për herë të parë. Shkencëtarët kanë “shuar” një proteinë e cila lidhet me gjenin apoE4, i cili dëmton qelizat nervore kështu duke shkaktuar çrregullime mendore. Shkencëtarët shpresojnë se këto të gjetura do të hapin rrugë për tretmane të reja që mund të ndalojnë zhvillimin e sëmundjes dhe ta trajtojnë përmes terapive të ndryshme. Gjeni apoE4 dyfishon rrezikun për Alzheimer tek njerëzit. Rreth një në katër persona janë bartës të këtij gjeni.