15:00, 29 Janar 2020

Një pilulë kontraceptive për meshkuj është një hap më afër krijimit pasi shkencëtarët kanë bërë përparime në testimin e ilaçit.

Studiuesit skocezë kanë filluar të analizojnë rreth 13,000 komponime, në një tentim për t’i gjetur se cilat janë mjaftueshëm të sigurta për t’u përdorë nga burrat.

Ata zhvilluan një sistem ekzaminimi robotik i cili mund të vlerësojë me shpejtësi se si kimikatet ndikojnë në spermën e njeriut.

Roboti përshpejton procesin e analizimit të ilaçit dhe mund të ofrojë qasje tërësisht të re, thanë shkencëtarët.

Ata janë në kërkim të komponimeve që bllokojnë lëvizshmërinë e spermës, në mënyrë qe të mos ketë mundës të arrijë në vezën e gruas për fekondim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë