Shkëlzen Gashi shpjegohet për golin e humbur NULL NULL 11.06.2016 20:50 11.06.2016 20:50 Pas humbjes së Shqipërisë në Euro 2016, sulmuesi Shkëlzen Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka shpjeguar në njëfarë mënyre golin e humbur në fund të ndeshjes, njofton Klan Kosova. Së bashku me një fotografi të tij, Gashi shkroi: “Të dashur Tifozë! Shumë Faleminderit për ndihmen tuaj të madhe. Faleminderit Shumë! Ne u munduam deri ne sekonden e fundit për të shenuar Golin e barazimit. Megjithëse ishim dhe nje Lojtar mangët dhe nuk u spërblyem! Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër”. Sot Shqipëria e ka humbur përballjen e parë të Euro 2016, me rezultat minimal 1-0 nga Zvicra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 1 day