Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqim Vladi refuzon ofertën e Malmos

NULL NULL
nga Jon Ajeti 31.03.2023 16:50
12.08.2022; Bellinzona; FUSSBALL CHALLENGE LEAGUE - AC Bellinzona - FC Aarau; Shkelqim Vladi (Aarau) (Martin Meienberger/freshfocus)

Futbollisti nga Kosova Shkëlqim Vladi po tregon paraqitje fantastike te ekipi i ligës së dytë zvicrane Aarau.  Ai ka shënuar  12 gola ne 15 ndeshje duke qënë një nga tre golashenuesit me të mirë të Challenge Leauge.

Kjo formë e mirë e 22 vjeçarit ka bërë që shumë klube të interesohen për ta transferuar.

Një nga klubet që kanë shprehuar gadishmëri për ta pasur Vladin në radhët e veta është Malmo nga Suedia. Por sipas mediumit të njohur helvet 4-4-2 kjo ofertë është refuzuar.

Në radarin e tyre Shkëlqim Vladin e kanë edhe skuadrat e njohura zvicrane Luzern dhe Grasshoper. Në bazë formës që po kalon pritet që gjatë verës futbollisti të ndryshoj ambient.

Vladi ishte ftuar nga kombëtarja e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar por që për shkak të lendimit nuk ishte pjesë e grumbullimit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.