Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqim Vladi asiston në fitoren e Luganos kundër Partizanit në Beograd

NULL NULL
08.08.2024 23:53
shkelqim vladi
Lojtarët e Luganos festojnë pas shënimit të golit kundër Partizanit në Beograd, 8 gusht, 2024. Foto | Keystone

Skuadra e Superligës zvicerane, Lugano, e ka mposhtur Partizanin e Serbisë në Beograd me rezultat minimal 0-1 në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.

Zviceranët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke rrezikuar portën kundërshtare në disa raste, mirëpo goli erdhi vetëm në minutën e 73-të përmes mbrojtësit Mattia Zanotti.

Mirëpo, çka vlen të përmendet në këtë rast është asistuesi: Shkëlqim Vladi, i cili u inkuadrua në lojë vetëm pesë minuta më parë.

Skuadra nga Ticino, me këtë rezultat, po shpreson për një kualifikim në Europa Ligë, pasi ndeshjen e kthimit zviceranët e luajnë në shtëpi javën tjetër.

Kush është Shkëlqim Vladi?

23-vjeçari Vladi ka lindur në Zvicër por vjen nga Kosova, ndërsa ka zgjedhur ta përfaqësojë pikërisht vendin e tij të prejardhjes në arenën ndërkombëtare.

Sipas Wikipedia, më 16 shtator 2022, Vladi mori një ftesë nga Kosova për ndeshjet e UEFA Nations League 2022–23 kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros, por për shkak të lëndimit, nuk mundi të ishte pjesë e ekipit kombëtar. Më 6 tetor 2023, ai mori sërish ftesë nga Kosova për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2024 kundër Andorrës dhe Izraelit, por për shkak të lëndimit nuk mundi të ishte sërish pjesë e kombëtares. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.