Shkëlqim Devolli pret Philip Reeker NULL NULL 15.09.2023 18:12 15.09.2023 18:12 Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli, i shoqëruar nga gazetari Adriatik Kelmendi, ka pritur sot në një takim ish-zyrtarin e lartë të qeverisë amerikane, Philip Reeker. Në takim është folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bashkëpunimin e kompanive kosovare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punën që bëhet në Devolli Corporation. Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe roli i medias në shoqëritë demokratike. Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Reeker, ka shprehur admirimin për afarizmin e Devolli Corporation dhe rolin e kësaj korporate në thellimin e bashkëpunimit ekonomik në relacionin Kosovë-SHBA. Reeker, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka marrë pjesë edhe në një tryezë të hapur lidhur me dialogun politik, bashkë me Baroneshën Catherine Ashton, ish-Përfaqësuese e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri. Devolli Corporation me njësitë e saj është eksportuesi më i madh nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.