Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci

NULL NULL
27.02.2024 18:25
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, në emisionin Rubikon në Klan Kosova

Pëllumb Bajqinovci, nuk është më kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai është shkarkuar nga kjo pozitë në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot.

Kjo erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në seancë të pranishëm ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.

Për shkarkimin e Bajqinovcit votuan pro 33 asamblistë.

Pëllumb Bajqinovci, është nga radhët e LDK-së.

Ai u zgjodh më 27 qershor pas shkarkimit të Fehmi Kupinës, nga kjo pozitë/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.