Shkarkohet Burim Kelmendi nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të “Pastrimit” (VIDEO) NULL NULL 08.07.2022 15:35 08.07.2022 15:35 Bordi i KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Burim Kelmendin. “Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftim tregohen arsyet e shkarkimit të tij. “Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”. “Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022”.