Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit të Shërbimit Civil, Tahiri: Duhet të ngritet kallëzim penal ndaj deputetëve NULL NULL 24.06.2021 14:33 24.06.2021 14:33 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se duhet të ngritet kallëzim penal ndaj deputetëve që janë për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. “Ajo çka më shqetëson është që deputetët me vetëdije të plotë bëjnë keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyrtarët e kësaj agjencie të cilët po vendosen për shkarkim duhet të nisin kallëzim penal ndaj këtyre deputetëve”. “Sepse të jesh deputet i Kuvendit nuk do të thotë që ke mundësi të abuzosh me detyrën e deputetit. Këta deputet janë sponzorizues të kësaj iniciative, ata po bëjnë vepër të pastër penale, duke propozuar shkarkimin e këtyre anëtarëve pa pasë bazë ligjore”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë